TIRANË

Ndërpriten punimet në Unazën e Re. Ndërsa pranë qendrës së Tiranës tek “Rruga e Kavajës” zhvillohet protesta e studentëve në Unazën e Re banorët janë mbledhur afër kantierit të punës së Kompanisë me hunj e lopata në duar.

“Folëm me edukatë s’na dëgjoi njeri. Tani do përgjigjemi me drunj nëse vazhdojnë punimet pa iu dhënë zgjidhje problemeve ton”, deklaruan banorët për gazetaren Dorjana Bezat.


Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kompaninë e cila ka fituar tenderin e Unazës së Re, të kryejë punime atje.


Banorët e Unazës së Re protestojnë prej ditësh për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Prej më shumë se një muaji, banorët mblidhen çdo ditë duke akuzuar qeverinë për vjedhje e paligjshmëri. Protesta e tyre është mbështetur nga PD dhe LSI.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)