Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë, e cila kërkoi pushim të hetimeve në lidhje me çështjen e lejes së ndërtimit për 5 HEC-et në Kaçinar të Mirditës.

Banorët e zonës së Kaçinarit kallëzuan në prokurori firmën që do të ndërtojë 5 HEC-et, duke dalë kundër këtij projekti. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Elidon Ndreka.

Gjyqtari Artan Hajredinaj mori vendim dhe që të kthejë çështjen për plotësim hetimesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: