Lumi i cili kalon në krah të këtyre pallateve ka qenë në gjendje natyrore e i patrajtuar ndërsa në krah te tij në të dyja anët, pas viteve ’90 qytetarë të ndryshëm kanë ngritur pa leje ura por dhe ndërtime të tjera. Një prej tyre është edhe ky objekt banimi dy katësh që po pengon rehabilitimin e lumit, dhe po penalizon gjithë zonën nga zhvillimi.
Ky objekt nisi të ndërtohet në 2006 mbi një tokë të zaptuar. Një pjesë e godinës është ngritur buzë lumit Lanë dhe pjesa tjetër ka zënë ambjentet e përbashkëta të pallatit. Për shkak të këtij objekti të ndërtuar pa leje në anë të lumit për vite të tëra është penguar një projekt i bashkisë së Tiranës që synonte të rehabilitonte lumin dhe të ndërtonte një rrugë për banorët, të cilët prej disa vitesh për tu futur në shtëpi ecin mes disa magazinash.
Në këtë situatë, teksa banorët prisnin një zgjidhje, shteti jo vetëm që nuk ndërhyn, por në mënyrë paradoksale legalizon këtë objekt. Agjencia e Kadastrës përpara zgjedhjeve të prillit të këtij viti e legalizoi objektin duke e bërë zero mundësinë, që projekti i bashkisë të zbatohet. Mjetet e rënda që po punojnë në zonë për të pastruar shtratin e lumit dhe për të ndërtuar argjinaturat, punojnë me shumë vështiorësi në një sipërfaqe shumë të vogël e të pavolitshme pasi kufizohen dhe pengohen nga ky object, që tashmë nuk mund të shembet pasi është i legalizuar.
Banorët e pallateve nuk kanë një rrugë për të hyrë në shtëpitë e tyre, dhe për më tepër pranë tyre s’mund të shkojë as ambulanca apo zjarrfikësja. Banorët mbeten me sytë nga drejtësia, që të ndërhyjë për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.
(BalkanWew)