Pas përplasjes së ashpër gjatë gjithë ditës me banorët e Astirit, punonjësit e IKMT ja kanë dalë që në orët e para të mbrëmjes të shembin 33 banesat, që preken nga projekti i Unazës së Re.

Gazetari Erjon Skëndaj solli në “BalkanWeb” detaje të reja nga situata e krijuar sot në këtë zonë. Duke folur live nga Astiri për emisionin “Real Story”, gazetari Skëndaj tha se atje ka pas një përplasje shumë të fuqishme dhe të dhunshme, ndërsa shtoi se policia iu ka hedhur gaz lotsjellës banorëve edhe nëpër lokale, duke i detyruar ata që të shqyejnë dyert e pasme dhe të dalin.

“Përplasja ishte e paralajmëruar, sepse një ditë më parë banorët zunë vend te sheshi Shqiponja dhe kërkuan të mos hynte njeri pasi shtëpitë e tyre do t’i mbronin me gjak. Përplasja ka qenë goxha e fuqishme dhe e dhunshme, fillimisht banorët qëlluan me gurë, ndërsa policia i është përgjigjur me gaz.

Banorët thonë se ka pas sasi gazi edhe në lokalet, ku ata ishin futur, madje një pjesë e tyre edhe janë asfiksuar, por kanë shqyer një derë pas dhe kanë arritur të dalin e të shkojnë në spital. Lindita Protoduari është transportuar me urgjencë në spital rreth orës 12:00, duke e çuar në 8/5 raportin e të plagosurve për protestuesit dhe policinë”, tha gazetari Skëndaj.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb