Diktatori duhanpirës i Koresë së Veriut, raportohet se ka shpenzuar rreth 37 milionë euro, për të blerë duhan për vete dhe shërbyesit e tij servilë.

Përkundër faktit që banorët e tij jetojnë në varfëri të skajshme dhe vuajnë nga uria, Kim Jong-un nuk ia prish qefin vetes, shkruan Tg.

Vetëm gjatë një viti, ai shpenzon 100 mijë euro në cigare, si dhe 120 mijë euro në duhan dhe makina, për ta mbështjellë në shtëpi.

Sipas një burimi, Kim ka porositur sasitë milionëshe për t’u siguruar që nuk do t’i mungojë për asnjë çast duhani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: