SHKODËR

Një banor në rrethinat e Shkodrës akuzon një kryebashkiak socialist se e ka kërcënuar.

Mirash Thepi, banor i fshatit Paçram në njësinë administrative Hajmel në Bashkinë Vau Dejës deklaron se është kërcënuar nga Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci, njëherësh kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit për Partinë Socialiste në këtë bashki.

Ai është shprehur se gjithçka ka nisur pas një kërkese të kandidatit për bashkinë e Vaut të Dejës po i PS, Mark Babani për të bërë një miting elektoral në lokalin e tij në fshatin Paçram. Mirash Thepi tha se nuk ka pranuar por pas refuzimit, ai ka marrë një telefonatë nga Fran Tuci ku është kërcënuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai i bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për kërcënimin në adresë të tij.

“Jam banor i fshatit Paçram i bashkisë së Vaut të Dejës. Kam një biznes të vogël, me zor po jetoj pa u marrë dhe me politikë dhe më kërkon kandidati për kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës për të bërë një takim elektoral, miting. Unë nuk e pranova dhe sot rreth orës 12, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit merr në telefon. ‘Kam një amanet me ta thënë’, thotë. I thashë thuaje. Më tha ‘që nëse e merr bashkinë ai kryetar, atje ku jeton ti, dyert i ke të mbyllura’. Unë tani vë në dispozicion telefonin tim për prokurorinë për kërcënimin që më është bërë. I bëj thirrje prokurorisë që këtë punë të mos e lërë pas dore”, deklaroi Mirash Thepi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb