Loredana ka zbuluar një detaj të papritur për jetën e saj private gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania 4”.

Ajo i ka treguar Jozit për një lidhje të mëparshme që ka zgjatur mbi tre vjet dhe ka theksuar se, megjithëse është ende ligjërisht e martuar me këtë person, nuk kanë organizuar asnjë ceremoni martesore formale.

Ne nuk kemi pasur një dasmë,

– ka shpjeguar Loredana, duke u ndarë për herë të parë me publikun rreth kësaj marrëdhënieje të kaluar.

Kjo deklaratë e Loredanës ka shokuar paksa ndjekësit e programit, duke i dhënë një dimension të ri historisë së saj personale dhe ndoshta marrëdhënies me Jozin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb