TIRANE

Përplasjet ditë më parë tek “Petro Nini Luarasi” shkaktuan reagime të shumta, ndërsa palët e përfshira në konflikt për pronën, vijojnë me pretendimet duke akuzuar njëra tjetrën për pronësinë dhe ligjshmërinë e saj. Gazetarja e News 24, Klodiana Lala e pranishme në këtë banesë mori edhe mendimet e familjarëve të familjes Llapaj.

Dhurata për mikrofonin e gazetares Lala, me lot në sy tha se ka dy fëmijë jetime dhe se duan vetëm një çati mbi kokë.

Dhurata: Unë i pranoj fjalët e Gabvocit duam të biem dakord që ne të marrim shtëpi këtu. Kam dy fëmijë pa baba, ka vdekur para 4 vitesh. Jemi shumë të varfër.

Klodiana Lala: Po Ylli, sikurse ju e nisët në hyrje të emisionit. Jam në banesën LLapaj dhe Dërvishit. Është një banesë shumë e ftohtë. Ata jetojnë me shpresën se në fund do ë ketë një zgjidhje përfundimtare. Unë këtu pranë. Kam bashkëshorten e zotit luan, i cili është në studio, Bukurien.

Bukuria: Përgjigjia ime është se ndoshta ne gjatë gjykimeve, janë bërë shumë veprimeve. Neve këtë shtëpi e ka dhënë shteti. Ne nuk jemi mirë edhe nga ana psikologjike. Ne jemi një popull i thjeshtë. Kam punuar për atë shtëpi jashtë dhe tani kam 90 mijë lek pension. Tani që erdhi puna deri këtu falënderoj zotin Rakipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb