TIRANË

Teknologjitë e reja dhe mediet sociale po shkatërrojnë shoqërinë dhe rrezikojnë të forcojnë pabarazitë dhe të tejkalojnë vlerat e përbashkëta. Ky konstatim i frikshëm vjen nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

”Njerëzit shpesh nuk e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është dhe çfarë të besojnë. Nëse shihni Fox, ju jetoni në një realitet tjetër nga ajo që lexoni në ‘New York Times’ dhe kjo nuk bën mirë”-tha ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ai tha se nuk duhet të demonizojmë zhvillimin e teknologjisë së re, por shtoi se në disa raste interneti dhe teknologjia po kthehen  dhe po shërbejnë si mjete të rrezikshëm.

“Nuk duhet të demonizojmë internetin dhe teknologjinë e lartë, por shpesh herë ato bëhen shkatërruese dhe të rrezikshme”,-shtoi ai, duke kujtuar se si ëeb-i shpesh shndërrohet në një mjet për të përcjellë homofobinë, racizmin dhe seksizmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: