Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka ndarë edhe një vit listën verore të këngëve të tij të preferuara.
Pikat kryesore përfshijnë ‘365’ të Charli XCX, si dhe ‘Million Dollar Baby’ të Tommy Richman dhe ‘One of these Things First’ të Nick Drake.
Presidenti i 44-të i SHBA-së gjithashtu kënaqet duke dëgjuar këngën e Billie Eilish ‘Chihiro’ nga albumi ‘Hit Me Hard and Soft’, ‘Texas Hold’Em’ të Beyoncé nga ‘Cowboy Carter’, ‘Perro Negro’ nga Bad Bunny, nga Shaboozey ‘A Bar Song (Tipsy)” me Tems, Bonny Light Horseman, Pharoah Sanders, Samara Joy dhe Charles Mingus.
“Teksa vera po i afrohet fundit, doja të ndaja disa këngë që kam dëgjuar kohët e fundit”, shkroi Obama në një postim në rrjetet sociale.
“Shpresoj të gjeni diçka të re për të dëgjuar!”
Vihet re se Obama vazhdon traditën që filloi në vitin 2015 kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, për të ndarë dy herë në vit listat e librave të tij të preferuar, zgjedhjeve muzikore dhe filmave siç raportohet nga Pitchfork.