Gjatë takimit me Lidhjen Demokratike të Gruas, kreu i PD Sali Berisha është ndalur edhe tek barazia gjinore.

‘PD e ka pasur, e ka dhe do e ketë drejtim themelor të saj betejën kundër murit të patriarkisë’, tha Berisha gjatë takimit për rastin e festave të fundvitit.

“Pardje prita një të ri.

Belindi më thotë do presësh një poet të ri se do të sjellë një vëllim.

E prita poetin e ri, më dorëzoi vëllimin.

Shfletoj vëllimin, në një nga vjershat e tij, titulli ‘Qentë’.

Lexoj, qentë e fronit thoshte, ushqehen me ëndrrat e të rinjve.

Ky i ri, vetë, kishte emigruar, kishte qenë në Amerikë. Nuk rrija dot, tha, erdha prapë. Por nuk kishte sintezë më të vërtetë shekspiriane.

Ushqehen me ëndrrat e të rinjve sepse vjedhjet e tyre për t’u pasuruar vetë nuk kanë më kufi.

Kjo bëri që tirania e varfërisë, tirania e mjerimit të përzërë nga Shqipëria në 9 vite vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë, nga të cilët 70 përqind të rinj, djem dhe vajza.

Poeti e kishte të drejtë, këta hanë nga froni i tyre, ëndrrat e të rinjve.

I përzënë nga Shqipëria.

Mund të rreshtojmë një seri problematikash, të dhimbshme me të cilat përballen sot, por ndër më të dhimbshmet janë ato qindra mijëra që përballen me armiq të egër sic janë sëmundjet.

Sëmundja, e thotë Xhon Kenedi, është një nga tre armiqtë më të egër të njeriut.

Dhe ato dëshmi të sjella në publik nga situata katastrofale e Spitalit Onkologjik, por u garantoj se nuk është më ndryshe gjendja në spitalet e tjera, por ai gazetar ka meritën e jashtëzakonshme që bëri një hetim dhe zbuloi gjithçka.

Pra, kur ti lë nënat, motrat, vajzat pa mjekimin jetik për të trajtuar sëmundjen malinje, ti kryen një krim kundër njerëzimit sepse këto nuk jetojnë jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të mjekimit që nuk marrin, që ua mohon, ua privon.

Fronet e pushtetit pra, ushqehen jo vetëm me ëndrra, ushqehen me jetë njerëzish dhe kjo është një e vërtetë.

PD e ka pasur, e ka dhe do e ketë drejtim themelor të saj betejën kundër murit të patriarkisë.

Për ne, muri i patriarkisë është dhunuesi më i egër se të gjithë të tjerët i lirive dhe të drejtave njerëzore, në rastin konkret grave, vajzave.

Ndaj dhe ne nuk do rreshtim kurrë në përpjekjen tonë të barazisë gjinore.

Të barazisë së burrit me gruan, motrës me vëllain, nënës me babain.

Në atë periudhë që qeverisëm ne patëm disa arritje të pamohueshme. Diferenca e rrogave mes burrave dhe grave ishte 36 përqind, e zbritëm në 17.8 përqind. 17.3 përqind ishte në BE. BE sot e ka 12 përqind. Ju garantoj se ne mandatin e ardhshëm do ta ulim nën nivelin e BE”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb