Bayern Munich-u është në avantazh në duelin me Juventusin, pasi kampioni gjerman ka barazuar 2 me 2 në Juventus Stadium në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët në ndeshjen e parë patën epërsi prej dy golave, por në pjesën e dytë “Zonja e Vjetër” barazoi rezultatin.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, sulmuesi Thomas Muller hapi serinë e golave kur realizoi pas asistimit të Douglas Costas.

Arjen Robben në një aksion tipik mposhti portierin Gigi Buffon kur po zhvillohej minuta e 55-të.

Argjentinasi Paulo Dybala ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të ndërsa Sturaro barazoi në 2 me 2 dhe rezultatin përfundimtar nga ky takim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: