Shumë gola dhe emocione në një ndeshje me të vërtetë të çmendur si Flamurtari-Laçi e mbyllur në barazim 3-3. Pika e parë në këtë sezon për vlonjatët që japin shenja jete, përballë një skuadre të fortë si ajo e drejtuar nga Sulejman Starova. Të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi me Pjeshkën në minutën e 28-të, por laçianët reaguan shpejt dhe barazuan në të 39-ën me golin e Xhixhës.

Bandicam 2019 09 22 16 40 39 922
Bandicam 2019 09 22 16 40 39 922

Kur pritej vetëm fundi i pjesës së parë, në shtesën e saj, Sukaj ktheu vlonjatët në avantazh. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Laçi përmbysi përkohëshisht shifrat. Në vetëm tre minuta, në fillim Teko (64’) dhe më pas Nuabueze me 11-metërsh (67’) afruan kurbinasit me suksesin. Por këto shpresa të tyre u shuan vetëm pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, kur Haruni vulosi barazimin për t;I dhuruar pikën e para pas pesë ndeshjes Flamurtarit.

Bandicam 2019 09 22 16 42 36 322
Bandicam 2019 09 22 16 42 36 322

Nuk kishte fitues as në sfidën tjetër të javës së pestë të Superligës, ku Vllaznia barazoi në shtëpi 0-0 përballë Luftëtarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb