Barazim ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës, që përfundoi me rezultat 1:1.

Takimi i zhvilluar të mërkurën pasdite, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ishte me shumë intensitet, me të dyja skuadrat që synonin fitoren. Drita kaloi e para në epërsi në minutën e 39-të me golin e shënuar nga Arb Manaj. Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të, Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin me një goditje me kokë, duke siguruar një pikë të vlefshme për ekipin e tij.

Pas kësaj ndeshjeje, Drita ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 22 pikë, aq sa ka lideri Ballkani dhe Malisheva në vendin e tretë, ndërsa Prishtina mban pozitën e katërt me 20 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb