Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fulham, në derbin e Londrës, të luajtur në “Craven Cottage”.

Jimenz realizoi në minutën e 11-të, pas një asisti të Tete, duke ndëshkuar kështu portierin Raya. Gooners insistuan dhe gjetën golin e barazimit me Saliba, në të 52-tën.

Ekipi i Artetas përmbysi ndeshjen me Saka por ky gol i minutave të fundit u anulua për pozicion të parregullt. Arsenali është në vendin e dytë me 29 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb