TIRANË-Vllaznia ka fituar sot me një rezultat bindës 4-1 në Elbasan përballë verdhebluve të vendit të fundit, ndërsa Flamurtari ka marrë një barazim në Laç, duke barazuar me shifrat 1-1.


Sa i takon ndeshjes në “Elbasan Arena”, shkodranët “miq” përgjatë gjithë lojës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Vllaznin me gol të Shtubinës në minutën e 16’. Pjesa e dyta u diktua nga Soza me një dygolësh të tij që dërgoi rezultatin në 3-0.  Agboyi tenton të rihap lojën në minutën e 77’, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për të tijët, por në të 80-ën, Vllaznia do të gjente golin e katërt në këtë takim përmes Kalajas, duke i dhënë fund shpresave të elbasanasve. Fitorja i ngjit shkodranët në vendin e pestë me pikë të barbarta me Laçin, duke lënë prapa Flamurtarin, kjo dhe për shkak të barazimit të skuadrës kurbinase me vlonjatët.


Në ndeshjen e Laçit, kurbinasit mbizotëruan deri në minutën e 78’, kur Telushi ju përgjigj golit të Dokut në minutën e 16-të të pjesës së parë.


Java e 15-të e superligës do të mbyllet nesër në orën 18:00, me përballjen Partizani-Tirana.

Prograimi i Javës së 5-të

Dje:

Kukësi-Apolonia 0-0
Skënderbeu-Teuta 3-2
Sot:
Laçi-Flamurtari 1-1
Elbasani-Vllaznia 1-4
Nesër:
Partizani-Tirana

Klasifikimi: Skënderbeu 30 pikë, Partizani 30 Pikë, Tirana 29 Pikë, Kukësi 28 Pikë, Vllaznia 21 Pikë,  Laçi 21 Pikë, Flamurtari 19 Pikë,Teuta 13 Pikë, Apollonia 9 pikë dhe Elbasani 6 Pikë

(d.b/BalkanWeb)