Një ndeshje spektakolare është zhvilluar këtë mbrëmje mes Villarrealit dhe Barcelonës në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Ligas. Ekipet kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 4-4.

Barca krijoi epërsi të dyfishtë në fillim të pjesës së parë me golat e Coutinhos (12′) dhe Malcom (16′).

Por Villarreal përmbysi rezultatin duke shënuar katër gola. Chukwueze (23′), Ekambi (50′), Iborra (62′) dhe Bacca (80′) ishin realizatoret. Inkuadrimi i Leo Messi ndryshoi ndeshjen duke arritur të barazojnë rezultatin.

Argjentinasi shënoi një gol spektakular nga gjuajtja e lirë në minutën e 90-të duke ngushtuar rezultatin ndërsa Suarez në minutën e tretë shtesë barazoi shifrat në 4-4. Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 70 pikëve, 8 më shumë se Atletiko e Madridit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb