Barazim spektakolar 2-2 mes Bylisit dhe Tiranës në Ballsh, në një ndeshje emocionuese, por që në fund nuk pati fitues.

Ekipi i drejtuar nga Emmanuel Egbo  kaloi në avantazh me Përgjonin, në minutën e 18-të. Bardheblutë provuan të reagonin dhe ia dolën që të barazojnë shifrat me Ndrecën, në minutën e 83-të. Po, Ndreca, përmbysi llogaritë në  favor të mysafirëve, 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Gjithsesi, Ruçi vendosi ekuilibrat përfundimisht në 2-2 në kohën shtesë, duke bërë kështu që skuadrat të dalin nga kjo ndeshje me nga një pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb