Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi komentoi barazimin 1-1 ndaj Laçit.
“Nëse keni parë ndeshjen, kemi një mënyrë loje, pavarësisht se Laçi bënte presion lart. Ne nuk donim të dilnim nga mënyra e lojës tonë dhe mendoj që patjetër hasëm vështirësi në qarkullimin e topit, se kundërshtarët e Laçit ishin gjithmonë agresivë në kuptimin e mirë të fjalës. Por patëm disa momente që i kishim parashikuar si kur shkuam te porta e shënuam. E pritnim këtë lojë, e dinim si luan Laçi, një futboll agresiv dhe vuajtëm, kjo nuk diskutohet.
Por në fund menduam se nuk bëmë diçka mjaftueshëm që të fitohet, pavarësisht se mund të themi shumë jo fati, jo administrimi i minutave apo lojës. Diçka nuk bëmë mirë. Mendoj se ekipi nuk ishte i lodhur, nuk jam për asgjë pishman se duke pasur gjithë javën me skuadrën e di mirë se si e sa mund të japë çdo lojtar”, tha Shkëmbi.