Në fund të takimit ndaj Bayern (2-2), kapiteni i Dortmund, Emre Can bëri analizën e tij.
“Në fund, 2-2 e merituar. Është e çuditshme, më duhet të them, sepse ne i donim shumë tre pikët. Por gjithsesi marrim një pikë. Një pikë nuk mjafton, duke marrë parasysh situatën aktuale”.
Kemi shumë për të kompensuar. Por nuk ka kuptim të llogarisim se ku mund të arrijmë.
Thjesht duhet të fitojmë ndeshje. Ishte një reagim i mirë, në çdo rast. Sot ishim më agresivë”- tha ai.