Tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç analizoi barazimin pa gola me Elbasanin.

“Për opinionin tim ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim fitoren. Vetëm topi nuk kaloi në rrjetën. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, nga ana tjetër kemi humb 2 pikë.

Ne kemi zëvendësime, djem të rinj që duhet të presin për momentin të luajnë. Duam të jemi sa më të mirë në çdo merkato. Nuk e kam mendjen çfarë do ndodhë në merkato, jam i lumtur me çfarë kam. Sot bëmë disa zëvendësime. Mendoj si të fitoj ndeshjet në javët në vijim.

Doda është i ri, i thashë që do mësojë. Përkushtimi ishte mjaft i mirë. E kemi përgatitur ekipin dhe dëshironim të vinim për të fituar”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb