Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli për mediat italiane pas ndeshjes, ku u shpreh i zhgënjyer nga rezultati. Sipas trajnerit, në të vetmin gabim që bëri, skuadra e tij e pësoi shtrenjtë, duke u ndëshkuar.

Si është gjendja e Higuain?

Nesër ne do flasim me mjekët. Nuk është pak shqetësues dëmtimi i Higuain. Kishte siklet. Do të përballemi me një Sasuolo që është shumë në formë.

Gabimet në mbrojtje?

Kur ne krijojmë 6-7 raste në një ndeshje dhe nuk shënojmë gol, atëherë është e qartë se të gjithë e paguajmë shtrenjtë. Ishte një gabim që sot i ndodhi Romanjolit. Problemi nuk është vetëm faji i individit, por se çdo gjë që ndodh ne e paguajmë shumë shtrenjtë.

Duhet të kufizojmë gabimet. Portieri i  Empolit ishte në një ditë shumë të mirë. Bëmë vetëm 1 gabim dhe e paguam shtrenjtë. Ne u përpoqëm për të shënuar, por pa sukses. Renditja nuk do të na ndihmojë për të qenë të qetë, lojtarët kanë probleme psikologjike.

Ne nuk jemi një skuadër e madhe, duhet të jemi më cinikë dhe konkretë, gjëra që ne na mungojnë. Duhet të rregullojmë disa gabime Keqardhja jonë është që nuk mbyllim ndeshjet dhe ky po kthehet në problem. Po flasim për një tjetër ndeshje të pafat, duhet të përmirësojmë fazën e realizimit pasi po shfaqim vështirësi./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: