Çekia barazoi 0-0 me Shqipërinë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pas ndeshjes, trajneri i çekëve, Ivan Hasek tha se skuadra duhet të tregohej më cinike, për të marrë 3 pikët.

“Sigurisht mua do të në kishte pëlqyer të merrnim tre pikët. Ne duhet të kishim shfrytëzuar një nga mundësitë e mëdha që na u shfaqën. Nga ana tjetër, nuk lejuam Shqipërinë të kishte mundësi, ne u ruajtëm nga kundërsulmet. Shqiptarët po prinin për gabimin tonë, por ne nuk u dhanë asnjë mundësi.

Pjesa e dytë ishte shumë më balancuar. Shqiptarët shtynë më lart, nuk na lejuan të luanim. Ne kishim vetëm hije e rasteve, pjesa e parë ishte më e mirë.

Ndesh ja ndaj Gjeorgjisë do të jetë sfiduese, por me tifozët në fushën tonë do të na shtyjnë drejt tre pikëve e vendit të parë. Mungesa e Suçek dhe Hori do të jetë një komplikacion por kemi opsione të gatshme për t’i zëvendësuar.

Ne duhet të mësojmë nga humbja në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë, ishte ndeshja jonë më e keqe që kur kam qenë pjesë e ekipit. Gjeorgjia na kapi të papërgatitur, kanë lojtarë të rrezikshëm kundërsulmi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do të na shtyjnë përpara”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb