Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi analizoi barazimin 0-0 në derbi ndaj Dinamos.

Patëm momentet tona të mira. E menduam ndryshe pjesën e parë dhe ndaj nuk më pëlqeu si e luajtëm. Në të dytën reaguam. Patëm raste, traversa por në futboll duhet fat që të shënosh. Kishim shumë probleme, por me Metën në mesfushë na dha efekt në lojë.

Pjesa e dytë më pëlqeu sepse ndryshimet taktike funksionuan. Disa lojtarë kishin mosbesim. Mund t’a qarkullonim topin, por nuk e arritëm. Është e vështirë të thuash që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Duhet të rinisemi nga gabimet tona. Java nga java ndryshon në futboll. Terreni të lejonte të luaje futboll, por Elbasani e ka më të mirë fushën sesa Vlora”, tha Shkëmbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb