Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini foli për mediat, pas barazimit 0-0 të Atalantës ndaj Udineses.
“Kemi gjetur një skuadër të fortë që ishte më e shpejtë se ne dhe na vuri në vështirësi në nivel teknik dhe fizik. Ne vuajtëm dhe ishim me fat në disa raste.
Në pjesën e dytë shkoi shumë më mirë, për ne kjo pikë qëndron. Në përgjithësi, ne nuk e mbajtëm ritmin dhe intensitetin e Udineses, ishte mjaft evidente.
Të gjithë dhanë gjithçka edhe në fazën e mbrojtjes, nuk mund të bëj asnjë vërejtje”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)