Barazohet rezultati në stadiumin “Doosan Arena”, të Çekisë. Në minutën 71′ me një goditje nga distanca shënon Alex Kral. Çekët kanë marrë zemër pas golit të barazimit. Pati një tjetër moment rreziku që përfundoi me dy shtylla të njëpasnjëshme. Ndërkohë Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Florent Hadërgjonajt.

Situata në stadium nuk është e qetë. Tifozët çekë janë shumë agresivë ndaj Kosovës dhe tifozëve të saj.

Më herët pati brohoritje ofenduese në stadium. Amir Rrahmani ankohet te gjyqtari për ofendimet e tifozëve vendas, ndërsa kapiteni i Republikës Çeke kërkon qetësi nga publiku.

Në minutën e 67-të gjyqtari Gianluca Rocchi anuloi një gol të çekëve pas ndërhyrjes së ashpër të Aro Muriq, i cili u lëndua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: