Kërkonin të festonin fundin e vitit me zgarë, dy studentë u dënuan që të paguajnë një gjobë prej 27 milionë eurosh për shkaktimin e një zjarri gjigant gjatë organizimit të një barbekjuje në pyll në Itali, njoftuan të mërkurën mediat italiane.

Të dënuar për zjarr të vullnetshëm, dy italianët, 22 vjeç, akuzohen se kanë shkaktuar më 30 dhjetor, me barbekjunë e tyre një zjarr që shkatërroi një mijë hektar pyll në veri të liqenit të Komos.

“U nevojitën dy javë dhe mjete të konsiderueshme për të fikur këtë zjarr, që u përhap në një pjesë të madhe të malit, duke shkatërruar shumë banesa si dhe një fermë ku kishin ngordhur të gjitha kafshët”, sipas të përditshmes “La Repubblica”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb