Nga: ZONJA KATERINA

1 kg barbunja, 1-2 qepë, 2-3 domate, 1 tufë majdanoz, 1 filxhan ujë / lëng mishi, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper

Fillimisht pastrojmë barbunjat. Në një tenxhere hedhim pak vaj dhe sapo vaji të ngrohet shtojmë qepën të grirë imët të cilën e kaurdisim mirë. Më pas shtojmë gjysmën e sasisë së domateve të prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper.

Më pas shtojmë barbunjat dhe pjesën tjetër të domateve. Grijmë imët një tufë majdanoz e shtojmë në tenxhere hedhim në fund dhe pak vaj ulliri dhe 1 filxhan ujë ose lëng mishi. E mbulojmë gatimin me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb