Nga: ZONJA KATERINA

1 kg barbunja, 3-4 panxharë të marinuar, 150 gr djathë të bardhë, 2-3 lugë kaperi, 4-5 lugë vaj ulliri, Kripë, piper

Vendosim një tenxhere me ujë me pak kripë të vlojë. Sapo uji të marrë valë shtojmë barbunjat dhe i lemë të ziejnë për 15-20 minuta. Pasi barbunjat të kenë zjerë i kalojmë në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën dhe fortësinë.

Nëse nuk kemi gati panxhar të marinuar mund ta bëjmë disa orë para këtij gatimi. Ziejmë fillimisht mirë panxharin dhe më pas e marinojmë me uthull, kripë, piper dhe hudhër.

Në një sallatiere vendosim barbunjat e zjera, panxharët e prerë në kubikë, kaperin dhe djathin e bardhë të prerë gjithashtu në kubikë. Në fund shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb