Pas 7 fitoreve radhazi, Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga, pikërisht atëherë kur më pak pritej, në transfertë përballë Osasuna. Kjo disfatë është një kapitull i mbyllur pasi në shtëpinë e Barcelonës janë të fokusuar në dy çështje të tjera.
Kjo e hënë është dita e Szczesny-it, me portierin polak që do t’i nënshtrohet fillimisht vizitave mjekësore për të firmosur më pas kontratën. Një tjetër çështje ku janë fokusuar drejtuesit e klubit është e ardhmja e Lamine Yamal.
Talenti spanjoll ka një kontratë deri në 2026, por sipas mediave spanjolle palët kanë një akord paraprak për rinovimin e kontratës deri në 2030, sigurisht me një përmirësim të djeshëm të pagës.
(BalkanWeb)