“Zgjedhje teknike”. Është ky versioni zyrtar i Barcelonës për Ivan Rakitic, por sigurisht, duke njohur shumë mirë historinë e raportit mes klubit katalunjas dhe mesfushorit kroat, nuk ka bindur aspak mediat iberike. Megjithëse në një moment të vështirë për skuadrën, Ernesto Valverde ka lënë jashtë futbollistin për ndeshjen kundër Villareal, një tjetër sinjal i rëndësishëm se largimi i tij mund të përshpejtohet që në merkaton e janarit.

1569237921 861135 1569238218 Noticia Normal Recorte1
1569237921 861135 1569238218 Noticia Normal Recorte1

Ivan Rakitic ishtenjë nga lojtarët më të rëndësishëm për Barcelonën deri në sezonin e shkuar, por rinovimi i kontratës dhe merkato e verës përmbysën statusin e tij në ekip. Kroati nuk ka pranuar kushtet për të firmosur rinovimin dhe gjithashtu refuzoi të bëhej “mall shkëmbimi” në tratativën e gjatë të klubit katalunjas me Paris SG për Neymar. Megjithëse, një pistë e preferuar ajo e kryeqytetit francez, Rakitic dontë të transferohej me titull përfundimtar dhe jo me formulë huazimi. Ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Barcelonës që sipas mediave spanjolle po venë në jetë “hakmarrjen” e tyre, duke e lënë jashtë skuadrës, aq më tepër në këtë moment të vështirë të kampionëve të La Liga. Kjo situatë e krijuar me mesfushorin ndez shpresat e klubeve të mëdhenj të Europës. Përveç Paris SG edhe Juventus me Inter do të kërkojnë sërish të marrin shërbimet e tij në merkaton e janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb