Në momentin më negativ në karrierë çuditërisht në krah të Neymar del vetëm Barcelona, skuadër nga ku bëri gjithçka për të larguar dy sezone më parë. Ylli brazilian ka bërë prapa ktheu, është i gatshëm të bëjë një sakrificë financiare për të formuar dhe një herë MSN e famshme. Dëshirës së lojtarit i është përgjigjur dhe klubi blaugrana, të cilët sipas “Mundo Deportivo” janë të gatshëm të ofrojnë 3 lojtarë për të rikthyer Neymarin në “Camp Nou”.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle: Barcelona kërkon të josh PSG duke i vendosur në tavolinë 3 emra të rëndësishëm, Philippe Coutinho, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele. Të tre emrat e Barçës, janë lojtarë që lidhet me të shkuarën por dhe me të tashmen e PSG. Coutinho kërkon të largohet, PSG është pikërisht skuadra më e interesuar për shërbimet e tij. Ivan Rakitic është një futbollist të cilin PSG e ka kërkuar dhe më herët, madje duke ofruar 80 milion euro.

Dembele Tuchel
Dembele Tuchel

Dembele është gjithashtu një objektiv për këtë merkato verë, një futbollist që pëlqehet shumë nga Tomas Tuchel, gjermani ka qenë ai që e zbuloi dhe e shndërroi në një yll kur të dy ishin pjesë e B.Dortmund. Duke parë 3 emrat që Barcelona ka përzgjedhur për të sakrifikuar, rikthimi i Neymar në katalunjë nuk është aspak një thashethem merkatoje për një objektiv konkret.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb