Gjatë ditës së mërkurë u zhvillua një takim në nivelin më të lartë midis përfaqësuesit të Ousmane Dembele, Moussa Sissoko, me krerët e FC Barcelonës, përcjell Mundo Deportivo. Në këtë takim, përfaqësuesit e klubit i transmetuan agjentit të lojtarit se e kanë në planet e tyre për të ardhmen dhe prandaj nuk është në shitje. E gjithë kjo, përkundër faktit se emri i tij është shfaqur si një nga transferimet që do të bënte të mundur uljen e shumës për nënshkrimin e Neymar.

Agjenti i Dembélé nuk paraqiti ndonjë ofertë për t’u transferuar dhe përveç kësaj, transmetoi vullnetin e futbollistit për të mbetur i lidhur me Barçën. Prandaj, qëllimi i të dy palëve është për të vazhduar së bashku. Francezi ka nënshkruar me Barçën deri në vitin 2022.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: