Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola kundër Athletic Bilbaos në San Mames, në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.

Vendasit rrezikuan disa herë në pjesën e parë, me anë të Yuri Berchiche, Markel Susaeta, Dani Garcia e Yeray Alvarez, por pa arritur të konkretizonin në gol.
Katalanasit patën disa raste me Leo Messi por argjentinasi nuk ishte në formën e tij më të mirë kështu që skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Ky është barazimi i tretë radhazi i Barcelonës (dy në ligë dhe një në kupë), duke përjetuar  një moment jo të mirë sa i përket rezultateve.

Pas këtij barazimi, Barça kryeson me 51 pikë, gjashtë më shumë se Reali dhe shtatë më shumë se Athletic Bilbao. Javën e ardhshme, Barcelona luan në shtëpi kundër Real Valladolidit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: