Barcelona do të sfidojë Bilbaon, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën. Trajneri i katalanasve, Hansi Flick ka publikuar listën e të ftuarve, me futbollistët që janë të disponueshëm për këtë takim.
Mes të grumbulluarve janë edhe Dani Olmo dhe Victor, lojtarë të cilët Barça po has vështirësi për regjistrimin e tyre. Kalimi i kohës nuk është në favor të klubit gjigand të La Liga, që duhet të gjejë një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.
Sa i takon Superkupës së Spanjës, sfida me Bilbaon do të mbahet me 8 janar në orën 20.00, në King Abdullah Sports City (Jeddah), nën prezencën e 62 mijë tifozëve.
(J.S/BalkanWeb)