Real Madrdi befasohet në shtëpinë e tij nga Valencia, me miqtë që triumfojnë në “frymën e fundit” me shifrat 1-2. Ndeshja u duk se nisi mire për ekipin e Ancelottit, teksa “Los Blancos” fituan një 11 metërsh që në minutën e 10 me Mbappe, por nga pika e bardhë braziliani Vinicius u ndal nga Mamardashvili. Nga një mundësi shënimi për vendasit, tek goli I pësuar, pasi 5 minuta më vonë Valencia gjen avantazhin pas një goditje nga këndi me Diakhaby. Real tenton të kundërpërgjigjet por pa sukses, me pjesën e pare që mbyllet me avantazhin e miqve. Fraksioni i dytë nis menjëherë me gol, teksa Vinicius pas zhvillimeve të një këndoreje nuk fal për golin e barazimit. Real shpërdoron raste pa fund, me portierin Mamardashvili që neutralizon gjithçka.Ligji I pashkruar I futbollit, kur nuk shënon do ta pësosh, konfirmohet sërish, pasi Valencia gjen golin e fitores me Hugo Duron pas një kundërsulmi “vrasës: në minutën e 5 të shtesës, duke dale kështu me 3 pikë nga “Bernabeu”.
Megjithatë hapin fals të madrilenëve nuk e shfrytëzojnë si duhet kryesuesit e Barcelonës, që në shtëpin nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1 përballë Real Betis. Ndeshja u vendos që në minutat e para, teksa fillimisht në minutën e 7 ishin katalanasit që kaluan në avantazh. Gavi merr një assit perfekt nga Ferran Torres dhe me një diagonal nga Brenda zones nuk fal për golin e avantazhit. Por reagimi I skuadrës nga Sevilla do të ishte i menjëhershëm. Nathan me kokë pas një goditje nga këndi gjen rrugën e rrjetës, për të fiksuar shifrat në 1-1. Pjesa e mbetur e ndeshjes pa skuadrën e Flick të këmbungulte pambarimisht për golin e avantazhit, me Raphina, Lewandovskin e Jamal që nuk paten fat përballë portës kundërshtare. Përfundimisht sfida mbyllet në 1-1 me Barçën që fiton vetëm 1 pikë nga Real Madrid duke e çuar diferencën e pikëve në +4, kur jemi 8 javë nga fundi i La Ligës. Dy pike të lëna, që nuk duhen konsideruar si dramë, sipas të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo” që e sheh gotën gjysmë plot pas përundimit të kësaj jave, teksa ditën e sotme hapet me titullin: “Më shumë lider, +4”.
