Barcelona vazhdon me fitore në La Liga, këtë herë mundur Levanten me rezultatin 3-0.

Për katalanasit kjo ishte një fitore e lehtë pasi mysafirët nuk u treguan të rrezikshëm. Goli i parë në takim erdhi në minutën e 12-të nga Lionel Messi, kjo pas një asistimi nga Jordi Alba.

Goli i dytë erdhi nga Luis Suarez në minutën e 38.

Shansi më i mirë për vendasit ishte nga Shaquell Moore në minutën e 65-të, por Mac-Andre ter Stegen nuk lejoi që t’i tundet rrjeta. Golin e fundit në takim e shënoi Paulinho, kjo në minutat shtesë dhe ky ishte goli shtatë sezonal i tij në La Liga. Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në vendin e parë me 48 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=_TY8Hz-s7WQ

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: