Talenti i Barcelonës, Yamal ishte autor i një goli, në triumfin 0-4 ndaj Real Madrid. Pas ndeshjes, Yamal u shpreh mjaft entuziast, teksa tha se skuadra ka gjitha mundësitë për të fituar kampionatin dhe për të mposhtur secilën skuadër.

“Unë dua të them vetëm një gjë: Visca Barça! Tani le të shkojmë të fitojmë La Liga.

Ndoshta lojtarët e Real Madridit  nuk e dinin që edhe unë kisha të drejtë. Ata thanë se ne fitojmë vetëm kundër skuadrave normale… Epo, tani ne mundëm Real Madridin 4-0 në shtëpinë e tyre dhe duke bërë këtë dëshmuam se mund të mposhtim këdo në botë” – tha Yamal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb