“Vendimet për klubin merren nga drejtuesit që punojnë këtu, Messi nuk ka të bëj fare”. Në një intervistë për ‘Financial Times’, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, ka folur për çështjet më të debatuara në klubin blaugran: “Messi luan për ne dhe do vazhdojë ta bëj diçka të tillë. Nuk kemi asnjë dyshim. Ka një kontratë që i skadon në 2018 dhe familja e tij është e lumtur në këtë qytet”. Në lidhje me mungesën e trofeve në vitet e fundit Bartomeu shprehet: “Po, është e vërtetë e kemi ulur rendimentin tonë, por askush nuk është përgjegjës për këtë”. Komenti i fundit shkon për sanksionet e vendosura nga FIFA: “Kemi bërë diçka të gabuar, por në Evropë dhe në Spanjë ka shumë të rinj që luajnë me dokumente të gabuara”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb