Në Berlin edhe për të shkruar një faqe të re të historisë. Nëse Barcelona më 6 qershor fiton finalen me Juventusin do të jetë skuadra e parë në histori që fiton “tripletën” për herë të dytë. “Tripleta” e parë erdhi në 2009 me Pep Guardiolan në bankinë. Barcelona kërkon të përsëris vetën këtë vit duke fituar tre trofe në një sezon, dy të tjerat, kupën dhe kampionatin tashmë i ka hipotekuar. Luis Enrique kërkon të imitojë mikun e tij Pep, i cili në 2009 jo vetëm fitojë “tripletën” por fitoje 6 nga 6 trofetë që ishin në lojë. Blaugranat shpresojë shumë në këtë rekord dhe kjo e bazuar në një logjikë të thjeshtë, Leo Messi dhuron garanci. Talenti argjentinas po kalon një super formë këtë fund sezoni dhe është i gatshëm të hedh firmën e tij në një tjetër finale, atë të Berlinit.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb