Barcelopna ka shkatërruar me rezultatin e thellë 6-1 Sevillen në ndeshjen e dytë të Kupës së Mbretit. Katalanasit kishin humbur ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 por arritën të përbysnin gjithçka dhe të kualifikohen për në gjysmëfinale me rezultat të përgjitshëm 6-3.

Serinë e golave e hapi Coutinho në minutën e 13-të me një gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Rakitiç dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë Barça vazhdoi sulmin duke shënuar dy gola të shpejtë. Në minutën e 53-të, Coutinho shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën.

Sergio Roberto realizoi një minut më vonë golin e katërt. Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Luis Suarez në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Nuk kishte si të mungonte edhe Messi, i cili realizoi në minutat e fundit të kohës shtesë. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Arana në minutën e 67-të.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb