Atletiko Madrid ka reaguar menjëherë pas zyrtarizimit të lajmit nga ana e Barcelonës se ka nënshkruar me sulmuesin francez Antuan Grizman, pak çaste pasi ky i fundit, i përfaqësuar nga agjenti i tij ka depozituar në emër të FC Barcelonës, shumën e 120 milionë eurove, e parashikuar në klauzolën e lojtarit. Por për Atletikon, kjo shumë është e pamjaftueshme, pasi ata pretendojnë 200 mln euro nga katalanasit, ndërsa kanë reaguar nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Atletiko Qendrim
Atletiko Qendrim

“Shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të kënaqur klauzolën, pasi është e qartë se marrëveshja mes lojtarit dhe Barcelonës u mbyll para se klauzola të binte nga 200 në 120 milionë euro, ashtu siç vet Grizman njoftoi lamtumirën nga klubi në 14 maj. Ne kemi filluar procedurat dhe e konsiderojmë të përshtatshme këtë gjë, për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e klubit spanjoll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb