Barcelona sfidon Getafen, në ndeshjen e kampionatit. Tekniku i katalanasve, Hansi Flick i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, teksa ka folur për tema të ndryshme.

Lewandowski: “Nuk jam aspak i befasuar nga paraqitjet e tij. Ai tashmë ka shënuar 6 gola, stili ynë i lojës i përshtatet. Duam të luajmë mirë, edhe për tifozët”.

Ndeshja: Do të duhet të përpiqemi të bëjmë gjëra të ndryshme. Kështu është, çdo ndeshje është e ndryshme, duhet të përshtatemi me kundërshtarin”.

Ter Stegen: “Së pari duhet të them se Iñaki po bën shumë mirë, si në kampin stërvitor, ashtu edhe në ndeshje. Është gjithmonë shumë e vështirë për një portier si ai të jetë gati. Ne kemi besim tek ai, pastaj do të shohim çfarë mund të bëjmë. Bashkë me Deco do të shohim se cilin vendim do të marrim”.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb