Ishte zbulimi i Barcelonës në këtë sezon, ndërsa që tani ka marrë mbi vete një peshë të rëndë, duke u cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit. Për këtë arsye klubi katalunjas nuk do të rrezikojë asgjë, duke blinduar Ansu Fati me klauzola të çmendura financiare.

Mini 2019 12 04 Firma Ansu 63
Mini 2019 12 04 Firma Ansu 63

Sulmuesi 17-vjeçar që u aktivizua në një moment të vështirë dhe me shumë mungesa të Barcelonës në fillim të sezonit, arriti të tregojë të gjithë kualitetin e tij, duke shënuar edhe dy gola në debutimin e tij në La Liga. Kështu, sulmuesi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020, duke firmosur edhe një klauzolë 170 milion euro për prishje të njëanëshme të saj. Edhe përfitimet personale të futbollistit janë rritur ndjeshëm, por më e bukura vjen më pas.

Mini Ansu Fati I Josep Maria Bartomeu
Mini Ansu Fati I Josep Maria Bartomeu

Klubi “blaugrana” gjithashtu ka vendosur një tjetër pikë në kontratën e re, që parashikon një tjetër rinovim kur Ansu Fati të mbushë 18-vjeç. Marrëveshja e re do të zgjatet deri në vitin 2024 dhe përmban një klauzolë që rritet deri në 400 milion euro. Shifra marramendëse për një lojtar që ende nuk është maxhoren, por që te Barcelona besojnë se kanë gjetur një Messi të ri.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb