I padëshiruar në shtëpinë e Man.United, por i shumë kërkuar nga disa prej klubeve më të rëndësishme në Evropë, Milan dhe Barcelona mbi të gjithë. Fjala është për Marcus Rashford, me sulmuesin anglez që nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri Ruben Amorim, duke bërë që drejtuesit e “djajve të kuq” ta nxjerrin në ankand. Të gjithë rrugët të dërgojnë në një huazim të thatë pasi askush nuk dëshiron të paguajë kartonin e Rashford, duke parë edhe pozicionin e tij brenda klubit.

Dilema e vetme në këtë pikë është se ku preferon Rashford të vijojë karrierën. Vëllai i tij, njëkohësisht edhe agjent i Rashford, po bën xhiro në Evropë për të kapur ofertën më të mirë ekonomike për vëllain e tij. Milan po e pret me padurim, por për të trazuar kuqezinjtë ka menduar Barcelona, me klubi blaugrana që gjithashtu është i interesuar për shërbimet e Rashford.

Te Barcelona diskutimi është ndryshe pasi përpara se të blejnë janë akoma të detyruar të shesin, për të shmangur një tjetër rast të ngjashëm me atë të Dani Olmos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb