Mediat angleze kanë raportuar se Liverpul ka hedhur poshtë ofertën prej 100 mln euro që Barcelona ka ofruar për të marrë shërbimet e Coutinho.

Nën presionin e tifozëve katalanas, por edhe për rëndësinë që ka gjetja e një futbollisti që mund të zëvendësojë të larguarin Neymar, Barcelona sipas “Sport Diario” po përpilon një tjetër mega ofertë për numrin 10 të Livepulit. “Big-ët” e La Liga-s në ditët në vijim do të trokasin në derën e anglezëve me 120 mln euro në duar vetëm e vetëm për të marrë Coutinho-n në “Camp Nou”.

Pengesa më e madhe e këtij transferimi duket se është trajneri Jurgen Klop. Gjermani i cili ashtu si çdo teknik tjetër në “Premier League” ka ekskluzivitetin për të zgjedhur lojtarët që preferon të ketë në ekip, ka vënë veton kundër largimit të Coutinho-s. Kjo u pa mjaft qartë dje kur Klop duke folur pas fitores mbresëlënëse 3-0 në miqësoren kundër Bayern Munich u shpreh: “Unë mund ta kuptoj që Coutinho është aq shumë i vlerësuar, por drejtuesit e Barcelonës mund t’i kursejnë energjitë e tyre.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb