Pasi mori shiritin e kapitenit për herë të parë te Barcelona, Gavi u shpreh i lumtur, në një intervistë të dhënë për mediat.
“Jam krenar, është një ëndërr për mua të marr shiritin e kapitenit te Barcelona. Në fund të fundit, kam qenë tifoz i Barcelonës që kur isha i vogël, pasi gjithmonë kam qenë këtu në klub. Jam shumë i lumtur që mbaj shiritin e kapitenit dhe gjithashtu falënderoj Pedrin”, tha Gavi.
20-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në këtë sezon, ku ka dhuruar edhe një asist. Spanjolli luajti 90 minuta ndaj Osassunas, të enjten.