Ditët e këqia dhe dyshimet janë harruar. Barcelona ka gjetur veten, ndërsa pas javës së nëntë në La Liga, tifozët katalunjas mund të thonë me siguri se skuadra e tyre është kthyer në identitet. Messi dhe shokët e tij kanë rinisur të dëfrejnë me lojën e tyre, ashtu si në ndeshjen e fundit të fituar 3-0 në fushën e Eibar.

Griezmann në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit Messi dhe Suarez vulosën suksesin e Barcelonës, që merr kryesimin dhe tashmë sposton të gjithë presionin te rivalët.

La Liaga
La Liaga

Sidomos te Real Madrid, që mori një goditje të rëndë në këtë javë të kampionatit spanjoll, duke u mundur 1-0 në fushën e Mallorca.

Megjithëse u ndëshkuan shumë shpejt nga të zotët e shtëpisë, të besuarit e Zinedine Zidane dështuan të evitonin humbjen që I zbret në vendin e dytë të renditjes.

Vazhdon të mos bindë në këtë sezon edhe Atletico Madrid, që përpara tifozëve të tij nuk shkli më shumë se barazimi 1-1 në përballjen kundër Valencia. Kjo ishte ndalesa e tretë radhazi për skuadrën e Diego Simeone, që largohet më shumë nga gara për titullin kampion.

Një fitore të rëndësishme siguroi Sevilla, që në sfidën mbyllëse të javës së nëntë në La Liga mundi 1-0 Levante.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb