Gazeta spanjolle Sport analizon të ardhmen e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Andreas Christensen. I mbajtur jashtë pothuajse gjatë gjithë sezonit nga një sërë problemesh fizike, pavarësisht se u vlerësua nga trajneri Hansi Flick, mbrojtësi danez mund të largohet nga katalanasit.

Barcelona, ​​nga ana e saj, tashmë ka nisur të planifikojë merkaton e transferimeve të verës prej disa kohësh dhe ardhja e mundshme nga Bayer Leverkusen e Jonathan Tah, mund t’i marrë më shumë hapësirë ​​Christensen-it.

Për këtë arsye, klubi katalanas nuk do ta ketë problem të dëgjojë ofertat që mbërrijnë për të.

Nëse propozimi i  duhur nuk arrin, klubi do t’i propozojë Christensen-it një rinovim të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2026, ndoshta duke e dërguar lojtarin në huazim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb