Për të ardhmen e Neymar është thënë dhe dëgjuar shumë. Më në fund disa të vërteta i tregon Leonardo, drejtori sportiv i Paris SG. Braziliani zbulon se përse dështuan tratativat me Barcelonën, kur gjithçka dukej e mbyllur dhe sulmuesi ishte drejt kthimit në “Camp Nou”.

Ligue 1 Paris St Germain V Nimes Olympique
Ligue 1 Paris St Germain V Nimes Olympique

“Oferta e vetme e shkruar dhe zyrtare nga Barcelona n aka ardhur në datën 27 gusht. Ishim gati të flisnim për para dhe shkëmbime futbollistësh, por më pas nuk kishim asnjë konfirmim në linjë me kërkesat tona. Në këtë mënyrë, nuk ka asnjë akord”, ka thënë Leonardo, që më pas ka lëshuar edhe një batutë që do të komentohet shumë gjatë. “Shumë skuadra kanë bërë merkato në fillim të verës. Duket, që pas kësaj kanë mbetur pa para”, ishin fjalët e drejtuesit të klubit parizien.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb